Reflektime mbi kulturën (shqiptare)

Nga Afrim Karoshi

  • All
  • Kulturë
  • Leadership
  • Mendime
  • Pa kategori
  • Rreth Jetës

Feja, kombi dhe përse duhet censusi

Ky vendi ynë i lodhshëm i shtrydh deri në mërzi të gjitha debatet, e disa, akoma pa filluar tamam. Dhe mërzia, për të cilën dua të shkruaj pak, vjen prej paditurisë. Mërzia akademike – ku duhet të lexosh përkufizime të gjata, e shpjegime deri-diku të lodhshme rreth termave që kemi vendosur në titull, – nuk na prek ne shumë. Sepse akademikët nuk rreken të shkruajnë shpesh për këto terma për publikun e gjerë. Përse të shkruajnë kur ne s’lexojmë? Kështu, mërzia jonë, është pjellë e një lloj budallallëku modern, ku secili flet (e shikoni, dhe unë po flas!) e pothuajse […]

Udhëheqje pa kritikë!

(Vëzhgime mbi udhëheqjen nga fushata zgjedhore) Duhet ta them, paraprakisht, se jam vëzhgues i situatës zgjedhora nga larg. Nuk kam ndjekur shumë fjalime, programe, ide. Lexoj pak tituj, shoh video të shkurtra përmbledhëse, dhe bisedoj me pak miq rreth situatës. Gjithashtu, dua ta them paraprakisht, se nuk jam i interesuar për asnjërën prej partive politike. Nuk të beson njeri në Shqipëri kur thua kështu, por më mirë ta them gjithsesi. Me aq sa kam vëzhguar, dua të vë në dukje ca parime për udhëheqjen, që bien në sy në fushatë. Udhëheqësit e pasfiduar nuk bëhen më të mirë Udhëheqja, në […]

Të gjithë në Big Brother

Kësaj jave jam në Europë në një udhëtim. Qyteti Krakov në Poloni, nga popullsia, i përngjan Tiranës. Por, si shumë qytete europiane, ka ca lagje, me ndërtesa të vjetra, disa të ndërtuara prej qindra vitesh, me një hije të rëndë, që i gjen vetëm në këto qytetet me arkitekturë të ruajtur mirë që nga mesjeta, e madje, dhe më herët, e kështu nuk duket fare njësoj si Tirana. A flasin muret? Sa herë që jam rrugëve të këtyre qyteteve, vras mendjen, për domethënien e tyre mbi kulturën e njerëzve. E sigurisht, natyrshëm, vras mendjen, mbi realitetin shqiptar. Kam gjithmonë një […]

Egoizmi që refuzon Ermonela Jahon

Prej dy ditësh, po bën bujë një deklaratë e sopranos Ermonela Jaho, rreth refuzimit, sipas saj, i pjesëmarrjes së studentëve të Akademisë së Arteve në Shqipërinë, në kursin e saj tre ditor . Ia vlen një vështrim i deklaratave të saj dhe i rrënjëve të këtij fenomeni, jo për të shpjeguar interesin për artin në Shqipëri, por për të vënë në dukje një pamje të rrënjëve kulturore shqiptare. Pak interes për një artiste me famë botërore? Më bëri përshtypje dhe mua numri i vogël i pjesëmarrësve. Nuk e njoh fushën, por në një vend të vogël, me pak mundësi, të […]

Një penxhere mediatike shqiptare

Here pas here, sodis realitetin televiziv shqiptar. Nga interneti, jo duke ndezur televizorin. Dhe hasa në një hapësirë mediatike, që kam dëshirë ta riprodhoj shkurt. Dhe pastaj të bëj ca interpretime. Gazetarja/Ish-politikane ka marrë në intervistë një zyrtar amerikan. E lexova të gjithë intervistën e zyrtarit në tekst. Intervistë e thjeshtë, pa debate, me informacion rreth realitetit politik shqiptar, nga këndvështrimi i një zyrtari të lartë amerikan. Pastaj vijojnë interpretimet e analistëve rreth intervistës. Biseda vijon kështu (e përmbledhur): Analisti 1: Amerika ka dashur të ketë kontroll mbi rajonin. E filloi në Itali. Kroaci. Greqi (pa sukses). Dhe tani në […]

Katër hapa për të tejkaluar injorancën

Paralajmërim: Disa do ta lexojnë këtë material dhe do të dallojnë ironi. Ose pak sarkazëm. Si rrjedhojë, nuk do t’i marrin seriozisht këto sygjerime. Por, ironia dhe sarkazma, janë mjete letrare për të komunikuar të vërteta thelbësore. Prandaj, mos i neglizhoni mjetet letrare. Në parim e kam fjalën. Le të fillojmë. A doni ta tejkaloni injorancën? Po ndaloj prapë. Nëse nuk doni që ta tejkaloni – me fjalë të tjera, jeni rehat në injorancën tuaj, ose thjesht mendoni se gjithçka që mendoni e bëni ju është urtësi e kulluar e si rezulat s’keni pse të tejkaloni asnjë gjë – sygjerimet […]

Çfarë do të thotë të dëgjosh kur je udhëheqës?

Me siguri, është një “film” që e keni parë me shpesh: dikush ankohet se përse drejtuesit e tij nuk ia vënë veshin. Dhe thotë “po të isha në vendin e tij/saj, do t’i kisha dëgjuar njerëzit”. Pastaj, sapo e merr vetë atë rol, fillojnë justifikimet: “a ka kohë drejtuesi t’i dëgjojë të gjithë?” Ose, “tani i kuptoj ata drejtuesit që kam pasur, ata s’paskan pasur faj, se kanë qenë shumë të ngarkuar”. Ose “pse t’i dëgjoj njerëzit, unë i di nevojat e tyre”. Ose, “ata nuk janë të nivelit tim, s’kanë se çfarë të më mësojnë”. Dhe kështu, në përfundim […]

Të kapur rob prej mediokritetit

Në mëngjes, kur mundem, dëgjoj pak radio. Zakonisht i lëviz kanalet, mes pak mundësive që preferoj, në varësi të temës së diskutimit. Një analizë e rrallë Një prej këtyre ditëve, dëgjova, krejt rastësisht, një diskutim midis një gazetareje shqiptare që punon për një agjensi të huaj dhe drejtuesit shqiptar të programit. Emrat nuk kanë rëndësi, sepse fenomeni që do të vë në pah, është gjithandej njësoj. Gazetarja e agjensisë së huaj kishte përgatitur një analizë të shkurtër por me plot informacion për situatën e punësimit mes të rinjve, ofroi statistika rreth numrit të të rinjve të punësuar, prirjen e tyre […]

Deri kur?

Fjalët nuk mjaftojnë, e megjithatë, ca fjalë duhen thënë. Më duket se gjithçka thuhet zakonisht në këto raste, është thënë. Drejtësia duhet të veprojë. Gjykatësit duhet të dënojnë më ashpër. Kanuni, sipas disave, e ligji sipas të tjerëve duhet të merret parasysh. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen. Gratë nuk duhen vrarë më. Si vriten njerëzit kaq lehtë? Dhe cikli është shumë i ngjashëm: Një veprim i dënueshëm, gjykim i shkurtuar, dalje nga burgu, askush nuk kujdeset ta ndjekë historinë pas daljes nga burgu, armët sikur gjenden në dyqanin e lagjes, krimi kryhet me gjakftohtësi të llahtarshme, lajmet përsëriten deri në detaje […]

rshëndetje 👋
Faleminderit pë
r interesin që keni për blogun "Jashtë Kornize"

Rregjistrohuni ju lutem për të pasur mundësinë të diskutojmë bashkë rreth kulturës shqiptare, udhëheqësisë, dhe natyrës së besimit.

Zakonisht, do të lexoni një ose dy artikuj në javë.

Nuk do të merrni "spam" prej nesh.

Dhe nuk i shesim të dhënat tuaja askujt.

2025 All right reserverd © Jashtë Kornize

Design by Gremza